Gjendet i vdekur një person në Mitrovicën e Jugut

Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur i vdekur sot brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë informuar rreth orës 14:30.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ‘Evlia Qelebia’ brenda objektit të ‘Shurdhmemecëve’ është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60-vjeçar” – ka thënë Zahiti.

Tutje ai tregoi se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit.