Gjendet i vdekur një person në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut

Një person i vdekur është gjetur para pak minutash në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Sipas Hotit vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që gjendet në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është gjetur në një rrugë të qytetit.

Hoti tha se për momentin nuk kanë më shumë detaje.