Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet automjeti i raportuar si vjedhur, pronari kishte harruar ku e kishte parkuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur automjetin e cila ishte raportuar e vjedhur më 24.02.2024 në Prizren.

Sipas organeve të rendit është vërtetuar se ankuesi që e kishte raportuar automjetin e vjedhur në fakt e kishte harruar se ku e kishte parkuar automjetin.

Ankuesi kishte thënë më 24.02.2024 se automjetin e kishte parkuar në rrugën ‘Ali Dida’ në Prizren ndërsa më 26.02.2024 Polica e ka gjetur të njëjtin të parkuar në rrugën ‘ Sylejman Rrotalla’.

“Me datën 26.02.2024 automjeti në fjalë është gjetur i parkuar në rrugën ‘’Sylejman Rrotalla’’ në qytetin e Prizrenit dhe nga hetimet është vërtetuar se ankuesi i lartcekur ka ngatërruar (harruar) vend parkimin e automjetit në fjalë. Automjeti pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim”- thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u bërë thirrje qytetarëve që të janë të vëmendshëm gjatë parkimeve të automjeteve të tyre për mënyrën dhe lokacionin e parkimit.