Foto: CNN

Gjenden 540 bimë narkotike në Istog, Policia thotë se nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri

Në mesin e hithrave dhe shkurreve, një qytetar nga Istogu ka hasur në 540 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Kanabis Sativa.

Me të parë ato, ankuesi ka njoftuar Policinë e Kosovës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur që bimët nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 22 qershor 2023, rreth orës 10:00.

Në raportin 24-orësh policor është thënë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që nga vendi i ngjarjes të merren mostrat, të bëhet fotografimi dhe pastaj të bëhet asgjësimi.

Tutje u tha se pas fotografimit dhe marrjes së mostrave janë asgjësuar të gjitha bimët e dyshuara.

Policia njoftoi se rasti vazhdon të hetohet.