Ilustrim

Gjen mjet shpërthyes deri sa po punonte në një lum

Deri sa po punonte në lumin Llap, një person ka hasur në një mjet shpërthyes.

Mjeti dyshohet të jetë predhë e minahedhësit. Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar policinë se në fshatin Lupç i Poshtëm në Komunën e Podujevës kishte gjetur një mjet shpërthyes.

Pas marrjes së informacionit njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë shpërthimin e ati mjeti pa ndonjë incident të mundshëm.