Gjatë 24 orëve janë dhënë 17 mijë e 986 doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 17 mijë e 986 doza të vaksinës kundër COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 539 mijë e 752 doza të vaksinës.

Deri më sot 182 mijë e 240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6 mijë 784 testime, 1 mijë e 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 963 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 414.