COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar së në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar gjashtë viktima nga COVID-19, duke e rritur në total numrin e të vdekurve nga ky virus në 416.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra  prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.