Policia deklarohet për zjarrin në një shtëpi në Prishtinë
18.5.2023 - 10:32
Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Rruga Zeki Shulemaja”, në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.
Dyshimet e para janë se nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm.
Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it” – ka thënë zyrtari policor.
KALLXO.com ka raportuar nga vendi i ngjarjes për këtë incident që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen e kryeqytetit.
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë – FOTO