Vritet një person në Peran të Podujevës

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit.