Prishtinë, lëndohet një person nga aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete

Një person ka pësuar lëndime në një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Në këtë aksident ka mbetur i lënduar motoçiklisti, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, ndihmë mjekësore ka kërkuar motoçiklisti i cili është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.