Salla e dasmave, ilustrim

Gjashtë të arrestuar në Pejë dhe Istog për organizim të dasmave

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në 5 raste të ndryshme në Pejë e Istog, për organizim të dasmave, gjatë datës 12 dhe 13 gusht.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar në Pejë me 12 gusht, pasi në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Arrestime ka pasur edhe në katër raste të tjera, për organizim të dasmave, ku janë grumbullar njerëz.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.