Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda një jave në rajonin e Ferizajt.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 10 deri më 16 prill 2023 katër nga këto raste janë raportuar në Ferizaj, një rast në Shtime dhe një rast në Shtërpcë.

Në njoftimin zyrtar policor është thënë se me vendim nga Prokuroria në Ferizaj, tre persona janë ndaluar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje” – është thënë në njoftim.

Tutje Policia ka apeluar tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Të njëjtët kanë bërë thirrje që të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e dhe në numrat kujdestarë 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia ka thënë se të dhënat e qytetarëve që raportojnë rastet do të ruhen në konfidencialitet të plotë.