Gjakovë, një grua raporton se iu morën para nga një person që u paraqit si shitës banesash

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është mashtruar nga një i panjohur, i cili i ka marrë viktimës një shumë të konsiderueshme parash.

“I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke  i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash” – njofton policia.

KALLXO.com ka kontakuar Policinë e Kosovës për ta pyetur se për çfarë shume parash bëhet fjalë, por të njëjtit thanë se në këtë fazë të hetimeve nuk mund ta publikojnë.

“Shuma e parave është relativisht e lartë e që në këtë fazë të hetimeve shumë e sakt të deklaruar nuk mund ta publikojmë” – tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezi.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 18 shkurt në Gjakovë. Viktima ka edhe nënshtetësi të huaj.

Lidhur me rastin “mashtrim”, policia thotë se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.