Gjakovë: Arrestohet pasi e rrahu burrin e saj

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në qytetin e Gjakovës pasi që e njëjta pak pas ndërrimit të moteve kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur natën e parë të vitit të ri rreth orës 1 e 20.

Pas sulmit fizik, viktima kishte pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.

Prokurori i rastit e ka liruar të dyshuarën në procedurë të rregullt.