Ilustrim - Policia në aksion

Gjakovë - 3 të arrestuar për vjedhje

 

Tre burra janë arrestuar dje nën dyshimin se kishin kryer një vjedhje.

Rasti ka ndodhur në një fshat të komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit vjedhjen e kanë kryer me veturë, në të cilën veturë kishte gjëra tjera të ndryshme që dyshohej se janë të vjedhura.

Nga ana e Policisë, vetura dhe gjërat e vjedhura janë konfiskuar.

Pas intervistimit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.