Gërvalla hap punimet e ditës së dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka filluar fjalimin e saj në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke kujtuar ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright.

“Shembulli i saj tregoi se arritjet e mëdha nga gratë nuk janë privilegj, por për to duhet të punohet. Ajo ishte e ndryshme dhe mund ta bënte ndryshimin, kjo është pse jemi në Prishtinë, gratë duan dhe mund ta bëjnë ndryshimin. Ajo kishte kurajën ta tregoj realitetin ashtu siç është, dhe jo ta injoroj, ashtu sic bëhet nganjëherë në politik” – tha Gërvalla.

Në hapjen e ditës së dytë të punimeve të të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, kryediplomatja kosovare tha që gratë janë shumë më të afta për zgjidhjen e krizave.

“ Në kohë krizash aftësitë e grave janë shumë të nevojshme, gratë do të luajnë rol më të madhe për sigurinë dhe paqen, le ti bashkojmë forcat në pushtet për gratë dhe paqen”- tha ajo.

Mariam bint Ali bin Nassar Al Misand, ministre e Zhvillimit Social në Katar, përmes një video mesazhi të drejtuar të pranishmëve tha që shteti i Katarit është duke zhvilluar agjendën për gratë dhe sigurinë.

Kolinda Grabar Kitarovic, ish-presidente e Kroacisë përmes një video mesazhi tha që gratë duhet të jenë të pranishme edhe në ushtri por edhe në ekipe negociuese për zgjidhje të konflikteve.

“Gratë janë agjendë të ndryshimit, është provuar që nesër gratë janë pjesë negociatore zgjidhjet kanë sukses. Ne kemi mungesë të vullnetit dhe aksionit, ne duhet të punojmë me NATO që të kemi më shumë gra paqeruajtëse, por duhet ti shohim gratë edhe si delegacione që zgjidhin probleme nëpër gjithë botën”, tha ajo.

Në Prishtinë dje dhe sot po  mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet  nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it.

Mesazhet e ditës së parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë