Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Gati 900,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thotë se 874,026 njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi agresionin të enjten e kaluar.

Në Poloni janë vendosur më shumë se gjysma e këtyre personave, raporton BBC

UNHCR-ja ka apeluar për gati 2 miliardë dollarë për operacionin e saj të ndihmës – por thotë se parashikimi i saj origjinal se deri në katër milionë ukrainas mund të përfundojnë duke ikur nga vendi mund të jetë një nënvlerësim.

Lufta në Ukrainë: Të dhënat kryesore të ditës

Përgatiti: Ardita Zeqiri