Foto: KALLXO.com, Gastronomia. Ilustrim

Gastronomët distancohen nga protesta e thirrur për ditën e sotme

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se distancohen nga protesta e thirrur për sot në orën 11:00 në ‘Sheshin Skënderbeu’, para Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë ishte thirrur nëpër rrjete sociale si formë kundërshtimi ndaj masave të fundit të qeverisë.

“Të dashur qytetarë, gastronomë, institucione të vendit. Jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Gjithnjë jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë”, thuhet në njoftim.

Gastronomët kanë kërkuar që urgjentisht të krijohet pakoja ekonomike për gastronomi ku do përfshiheshin subvencionimi, shtyrja e kredive, lejimi i shërbimeve delivery edhe pas orës 19:00.

Gastronomët kundërshtojnë masat e Qeverisë, kërkojnë pako ekonomike për gastronomi