Gashi thotë se nuk u lejua të marr pjesë në intervistimin e Haxhiut

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi është deklaruar para Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës ku është duke u intervistuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për një postim që kishte bërë ajo në Facebook për rastin e Astrit Deharit.

Avokati Gashi tha se me kërkesë të prokurorit të rastit, ai nuk u lejua që të marr pjesë gjatë intervistimit të minsitres.

Policia e Kosovës respektivisht hetuesit që merren me rastin e Astritit janë të saktë, ndërsa prokuroria është duke u vonuar me hetimin e ngjarjes. Edhe pse kam paraqitur disa kërkesa, prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje zyrtare vetem se i ka njoftuar hetuesit policor që sipas prokurorisë nuk është e lejuar që unë të marrë pjesë ne marrje në pyetjën të minstres” – tha Gashi.

Avokati tha se Haxhiu me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës tani veç ka filluar marrjen në pyetje për një status në Facebook që ajo e ka bërë për rastin e Deharit.

Gashi tha se mendon që prokuroria është duke vepruar në mënyrë selektive sepse, sipas tij, me dhjetra dëshmitarë që janë marrë në pyetje në këte ndërtesë të policisë ai ka lejuar dhe ka kërkuar që avokati të jetë pjesemarrës.

Ai tha se në raste më të ndjeshme, siç është ai sot e edhe intervistimi i Haki Abazit nuk është lejuar pjesëmarrja e tij.

Tutje ai ka thënë se në shumë raste nuk e di se çfarë taktikë juridike është duke ndjekur prokurori.

Fatkeqësisht kjo po i lë në errësirë familjarët e Astritit” – tha avokati Gashi.

Tutje ai tha se prokurori paraprakisht ka bërë rinkostrumin e vendit të ngjarjes në qelinë ku është gjetur i vdekur Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Po ashtu në këtë veprim tepër të rëndësishëm të hetuesisë nuk kanë lejuar që unë të jem pjesëmarrës” – tha Gashi.

Tutje ai tha se beson që Albulena Haxhiu do të sqaroj pyetjet konkrete që kërkohen prej hetuesisë.

Ai po ashtu prezantoi një kërkesë që tha se është e ditës së sotme që e kanë dërguar prej momentit që e kanë marrë vesh që prokurori do ta intervistojë Haxhiun.