Ganimete Musliu i propozon Glauk Konjufcës ta udhëheqin seancën bashkë

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim 15 minuta për shkak të disa problemeve teknike me mikrofonat në sallën plenare.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar duke propozuar që seancën plenare ta udhëheqin bashkë me kryetarin e Kuvendit, pasi mikrofoni i saj ishte funksional.

“Për të vazhduar me mocionet tjera po ju kërkojë të kthehemi në 12:30 sepse prej përgjegjësve teknik të Kuvendit më njoftojnë që duhet disa rregullime ti bëjnë. Nuk janë duke punuar aktualisht as kartelat as mikrofonat as mikrofoni i foltores”, ka thënë Glauk Konjufca.

Deputetja Musliu tha se mikrofoni i saj është duke punuar.

“Mikrofoni jem po bën kryetar. Kryetar a ta udhëheqim bashkë seancën”, ka thënë Musliu.