Fushë-Kosovë, rrahje mes babait dhe dy djemve të tij

Një rrahje mes anëtarëve të familjes ka ndodhur dje rreth mesditës në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete babai dhe dy djemtë e tij.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.