Fushë Kosovë, gjenden laptopë, bizhuteri e syze të vjedhura

Dje në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë nën dyshimin për vjedhje nëpër lokacione të ndryshme.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: një llaptop, iped, bixhuteri, syze, parfume të ndryshme, makinë për prerje dhe tharje të flokëve, dorëza, një kapelë dhe 3710 euro kartmonedha të fotokopjuara.

Tutje në raport theksohet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00.