Foto Ilustrim, Fushë Kosovë

Fushë-Kosovë, arrestohet i mituri, dyshohet për kanosje e vjedhje

Në Fushë-Kosovë Policia ka arrestuar një të mitur, i cili po dyshohet për vjedhje dhe kanosje.

Rasti, sipas njoftimit të Policisë, ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë-Kosovë, dje rreth orës 17:20.

Policia thotë se është arrestuar i dyshuari i mitur pasi që viktimës së gjinisë femërore fillimisht i kishte ekspozuar një thikë e më pas kishte hyrë në banesën e saj dhe i kishte vjedhur dy telefona, të cilët janë gjetur tek i dyshuari dhe janë sekuestruar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.