Funta britanike me rekord të uljes në 50 vitet e fundit

Funta britanike ka rënë në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit në 50 vitet e fundit.

Në tregtinë e hershme të Azisë, funta ra afër 1.03 dollarë përpara se të rifitonte terren për të qëndruar në rreth 1.06 dollarë të hënën në mëngjes, me orën e Mbretërisë së Bashkuar.

Paundi ka qenë gjithashtu nën presion për shkak të fuqisë së dollarit.

Euro gjithashtu preku një nivel të ri të ulët 20-vjeçar kundrejt dollarit mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit ndërsa dimri po afron pa asnjë shenjë të një fundi të krizës energjetike apo luftës në Ukrainë.

Nëse funta qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme.

Mallra të tjera nga SHBA mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta dhe turistët britanikë që vizitojnë Amerikën do të zbulojnë se paratë e tyre për pushime nuk shkojnë aq larg sa para rëniës së funtës.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se shkurtimet e taksave dhe një rritje e huamarrjes së qeverisë do të nxisin inflacion të lartë dhe do ta detyrojnë Bankën e Anglisë t’i rrisë edhe më tej normat e interesit. Kjo do të rriste kostot mujore të hipotekës për miliona pronarë shtëpish./BBC