Britanisë po i mungojnë 50 miliardë funta në kartmonedha, askush nuk ka shpjegim

Një grup ligjvënësish në Britaninë e Madhe thanë të premten se deri në 50 miliardë funta, në para të gatshme “po mungonin” dhe kërkoi hetim nga banka e Anglisë, raporton CNN.

Paratë janë “mbledhur diku, por Banka e Anglisë nuk e di se ku, nga kush ose për çfarë dhe nuk duket se është shumë kureshtare,” tha Meg Hillier, kryetare e Komitetit të Llogarive Publike të Dhomës së Komunave, e cila i mbikqyr financat e qeverisë , në një deklaratë.

“Banka duhet të shqetësohet më shumë për vendin që i mungojnë rreth 50 miliardë funte,” shtoi ajo.
Pavarësisht nga përdorimi i shtuar i pagesave digjitale, kërkesa për para është rritur në ekonomitë më të përparuara që nga kriza financiare globale, sipas një raporti të vitit 2018 nga Banka për zgjidhje ndërkombëtare.

Derisa kishte një rënie të theksaur të kërkesës për kartmonedha dhe monedha gjatë pikut të pandemisë dhe mbylljes këtë vit, tani kjo kërkesë është kthyer pasi njerëzit po mbledhin më shumë pata si rezultat i pandemisë.

Në anën tjetër, pagesa me para të gatshme ka rënë, trend ky i cili mund të përshpejtohet si shkak i pandemisë. Një dekadë më parë paraja ishte përdorur në gjashtë nga dhjetë transaksione, kurse vitin e kaluar ishte më pak se tre.

Banka e Anglisë vlerëson se mes 20 dhe 24% të vlerës së shënimeve në qarkullim përdoren për transaksione me para, kurse 5% tjera mbahen nga kursimet familjare.

Banka e Anglisë duhet të punojë më shumë në të kuptuarit se çfare po e shtyen rritjen e kërkesës për kartmonedha dhe kush po i mban ato 50 miliardë funta.

Përgatiti: Ardita Zeqiri