FSK ua jep ndihmën e parë të plagosurve nga tentim grabitja në Mramor (VIDEO)

Pasditen e djeshme, një tentim grabitje ka ndodhur në fshatin Mramor të Pirshitnës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 16:41, është raportuar se në magjistralen Gjilan – Prishtinë, saktësisht në fshatin Mramor, disa persona të armatosur me armë të gjata me një kamionetë, kishin ndaluar automjetin e një kompanie me të cilin kryhej transporti i parave.

Sipas policisë, në automjet ndodheshin katër persona, ndërsa të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë, dy prej tyre janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

KALLXO.com ka siguruar videon nga vendi i ngjarje, ku shihen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke u ofruar ndihmë dy personave e të plagosur.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe njësiti e policisë, e po ashtu vetura e kompanisë “Besa Security”, nga e cila u tentua të kryhej grabitja.

Policia ka bërë të ditur se kamioneta të cilën e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e braktisur në fshatin Parallovë të Gjilanit, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Nga ky rast, nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.

Detaje nga tentimgrabitja e veturës e cila transportonte para në Mramor