Policia/Ilustrim

Detaje nga tentimgrabitja e veturës e cila transportonte para në Mramor

Një tentimgrabitje ka ndodhur pasditen e djeshme në fshati Mramor të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 16:41, është raportuar se në magjistralen Gjilan- Prishtinë, saktësisht në fshatin Mramor, disa persona të armatosur me armë të gjatë me një kamionetë, kishin ndaluar automjetin e një kompanie me të cilin kryhej transporti i parave.

Sipas policisë, në automjet ndodheshin katër persona, ndërsa të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë, dy prej tyre janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se kamioneta të cilën e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e braktisur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.