Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FSK fillon të mërkurën ushtrimin fushor “Iron Wolf”, paralajmëron lëvizje të konvojeve në drejtim të Gjakovës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se nga 25 deri më 27 tetor do ta realizojë ushtrimin fushor “Iron Wolf”.

FSK-ja ka njoftuar se kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve të FSK-së në drejtim të Gjakovës.

“Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojëve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”- thuhet në njoftimin e FSK-së.