FOTOGALERI - Një ditë pas tërmetit, mëngjesi në tenda

Shumë qytetarë të Thumanës së Durrësit kanë zbardhur mëngjesin e ftohtë në tendat e vendosura përgjatë një fushë sportive në këtë zonë.

Të strehuarit pas tërmetit të fuqishëm që goditi të martën Shqipërinë, po furnizohen vazhdimisht me ushqim, veshmbathje dhe gjëra elementare të dërguara nga vullnetarë të shumtë.

Përderisa edhe qytetarë të shumtë nga Kosova kanë hapur dyertë e vendbanimeve të tyre që të strehojnë familje të prekur nga tërmeti që deri më tani raportohen për 27 të vdekur.

Gërmimet po vazhdojnë në kërkim të personave që dyshohet se janë nën rrënojat e ndërtesave në fshatin Thumanë –  një ndër zonat më të prekura nga lëkundjet e tokës.

Shqipëria sot është në zi dhe ka shpallur situatë të jashtëzakonshme.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga atmosfera e sotme në tendat e vendosura në Thumane.