
Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ofertat e pa përgjegjshme e lënë pa tenda Policinë e Kosovës
Për nevoja të Policisë së Kosovës, në muajin dhjetor, institucioni i zbatimit të ligjit në vend, Policia e Kosovës, hapi tender për marrjen me qira të tendave.
Nëpërmjet këtij aktiviteti të prokurimit, Policia e Kosovës planifikoi të nënshkruante kontratë publike kornizë, me kohëzgjatje 24 muaj.
Vlera e parashikuar për këtë kontratë ishte 30,000 euro.
Procedura e hapur e prokurimit, ishte lloji i procedurës për këtë tender dhe me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët
Ndonëse ishin pranuar dy tenderë, ky aktivitet i prokurimit u anulua. Arsyeja e anulimit të këtij tenderi, sipas vendimit të Policisë së Kosovës, ishte se asnjë nga ofertat e pranuara nuk janë të përgjegjshme.
Çka planifikoi Policia e Kosovë në këtë tender?
Nëpërmjet këtij tenderi, sipas përshkrimit të çmimeve, Policia e Kosovës planifikonte të merrte me qira tendë me dimensione 5×5, dhe tendë me sipërfaqe mbi 100 m2, marrja me qira e dyshemesë, marrja me qira e karrigeve të plastikës, dhe e karrigeve të metalit, fotele për panelistë, marrja me qira e tavolinave për koktell 1.3×0.8m, dhe marrja me qera e konave me ngjyrë ari me shirit të kuq ose të kaltër.
Tutje sipas kërkesave të këtij tenderi, parashihej ndriçimi për tenda, Instalimi i rrymës në tenda, panele ndarëse, skenë me dimensione të caktuar në tender, zërimi me mikrofon, gjenerator dhe pajisje tjera të kërkuara në këtë tender.