Arrin në 27 numri i viktimave nga tërmeti

 

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka publikuar bilancin e plotë të bërë deri tani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nga tërmeti kanë humbur jetën 27 persona dhe janë lënduar në total 650 persona.

Bëhet me dije se nga rrënojat e pallateve të shembura janë shpëtuar 45 persona, ku rasti i fundit i shpëtimit ishte 24 vjeçari Klajdi Qato në Durrës.

Për shkak të vështirësive të natës operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë dhe pritet të fillojnë brenda pak minutave.

“Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore”- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.