Foto: Atdhe Mulla

Fotogaleri – Kërkimet në errësirë dhe nata e ftohtë pas tërmetit

Qytetarët e Shqipërisë e kanë jetuar nën frikë, pikëllim dhe shpresë për të mbijetuar të tjerë natën pas tërmetit tragjik të mëngjesit të së martës, nga i cili deri më tani, siç raporton TV Klan, 29 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

Në njërën anë vazhdonin operacionet për kërkim shpëtim, përderisa në anën tjetër të mbijetuarit ngritnin tendat dhe shërbeheshin me ushqim për të kaluar natën e ftohtë të nëntorit.

Ndërkaq, e mërkura e ka gjetur Shqipërinë me gjendje të jashtëzakonshme dhe në zi.

Një ditë para Ditës së Flamurit, kryeministri shqiptar Edi Rama tha 28 dhe 29 nëntori këtë vit nuk do të jenë festë, por ditë solidariteti për viktimat e tërmetit shkatërrues.

Fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla natën e mbrëmshme ka qëndruar në fshatin Thumanë, një ndër zonat më të prekura nga lëkundjet e tokës dhe ka sjell pamjet nga atje.

Më poshtë ju sjellim fotogalerinë nga Thumana e Durrësit:

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla