Foto: Kallxo.com

FOTO – Shtëpia e Iran Badallit në Zhur ende e rrethuar nga Policia

Oxhaqet e shtëpive tjera në lagje tymojnë përderisa shtëpia e Iran Badallit në Zhur është ende nën mbikëqyrjen e ekipeve hetuese.

Qetësia e banorëve të lagjes në Zhur të Prizrenit ishte prishur mbrëmë kur brenda shtëpisë një mjet shpërthyes i mori jetën një pjesëtari të njësitit special të Policisë së Kosovës, Sami Thaqit, dhe lëndoi dy të tjerë.

Ekipi i KALLXO.com ka vizituar vendin e ngjarjes edhe të hënën ku ka parë ekipet e hetimit duke bërë punën e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka qenë prokurori kujdestar ndërsa forca të shumta të Policisë dhe të njësive tjera po kontrollojnë për  ndonjë rrezik tjetër eventual.

KALLXO.com mëson se Prokuroria e Prizrenit gjatë ditës do të paraqesë kërkesë për caktim të paraburgimit për të dyshuarin Iran Badalli, i cili qe arrestuar mbëmë pak orë pas incidentit.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com