Foto: Kallxo.com

FOTO- Protesta për punësimet në Trepçë, bllokohet rruga

Banorët e Shalës së Bajgorës kanë dalë sot në mëngjes për të protestuar para zyreve të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” për shkak të mospëfilljes së tyre në konkurset për punësime në këtë ndërmarrje.

Ata kanë bllokuar rrugën që kalon pranë zyreve të bordit të ndërmarrjes dhe veturat të cilat po kalojnë andej po detyrohen ta kthehen mrapa për të gjetur rrugë alternative.

Në mbështetje të kësaj proteste dje ka dalë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com