Fotografi te armeve qe jane konfiskuar sot, Foto: KALLXO.com

FOTO: Në Drobesh të Vitisë konfiskohen armë e municione

Katër pushkë automatike, gjashtë karikatorë, 35 fishekë, tri bajoneta të pushkës, janë konfiskuar në një aksion të Policisë të zhvilluar gjatë ditës së sotme në rajonin e Vitisë.

Policia e Rajonit të Gjilanit në një njoftim për KALLXO.com thotë se ka arrestuar dy persona me inicialet A. I., dhe B.I.

Sipas Policisë në Gjilan, njësitet policore sot në mesditë kanë marrë urdhër për një bastisje në fshatin Drobesh të Vitisë.

Tek i dyshuari i parë me inicialet A.I. janë gjetur dy pushkë automatike, 34 fishekë dhe katër karikatorë.

Tek i dyshuari i dytë me inicialet B.I. janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike, dy karikatorë dhe tri bajoneta të pushkës.

Fotografi te armeve qe jane konfiskuar sot, Foto: KALLXO.com
Fotografi te armeve qe jane konfiskuar sot, Foto: KALLXO.com
Fotografi te armeve qe jane konfiskuar sot, Foto: KALLXO.com

Të dyshuarit, janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.