(FOTO) Historike - zbarkimi i parë i FSK-së krah ushtrisë amerikane në Kuvajt

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një fotografi të tre pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), duke mbajtur flamurin e Kosovës të cilët janë bërë pjesë e një misioni paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane me mision në shtetin e Kuvajtit.

Kjo Ministri ka deklaruar se kjo do të ndihmojë të forcojë aftësinë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët amerikan.

“Me këtë rast, pranoni përshëndetje nga MM dhe FSK. Bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë Amerikan”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook” duke shtuar se Kosova po kontribuon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.