
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
FOTO: Haradinaj shpërndanë ëmbëlsira për policët e Kosovës për 28 Nëntor
Në 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë ëmbëlsira për pjësëtarët e Policisë së Kosovës të cilët përkujdesen për sigurinë e tij.
“Në këtë ditë të bekuar për kombin tonë e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Gjithashtu, Haradinaj ka shtuar bashkëndjejnë me dhimbjen e shqiptarëve të cilët u prekën nga tërmeti vdekjeprurës.
“Bashkëndjejmë me dhimbjen shqiptare. Urime festa!”, ka shkruar Haradinaj.
Më 26 nëntor, në orët e para të mëngjesit, Shqipëria u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, ku mbetën të vdekur 40 persona. Zona më e prekur nga tërmeti është Durrësi.