28 nëntori në kohë pandemie, sheshet në Prishtinë të mbushur me njerëz

Vetëm dje janë shënuar 12 raste të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1 mijë e 827 testime, 764 dolën pozitiv brenda 24 orëve.

Edhe pse shifrat janë të larta, sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është parë një numër i madh i qytetarëve.

Fotografitë që kanë dërguar lexuesit e KALLXO.com pasqyrojnë sheshin e mbushur me njerëz.