Të dielën vrapim për bamirësi në Ferizaj

Për nderë të  përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 8 dhjetor në Ferizaj do të organizohet një garë vrapimi.

Ky organizim është publikuar në Facebook, në faqen “Të vrapojmë për bamirësi” , ku thuhet se qëllimi i vrapimit është që të grumbullohen mjetet financiare për të ndihmuar në përmirësimin e banimit për familje në nevojë.

“Pjesëmarrja në garën e vrapimit është e hapur për të gjithë të interesuarit, të cilët përveç që do të kenë mundësi të jenë pjesë e aktivitetit garues , gjithashtu do mund të japin kontribut në mbështetje të iniciativës bamirëse”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se çmimi për pjesëmarrje është tri euro.

Vrapi ishte paraparë të mbahet me 28 nëntorê por është shtyrë për shkak të tërmetit që goditi Durrësin