Qëndron Kastrati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Kamenicës nuk i bindet Qeverisë, vendos që e hëna të jetë pushim

Komuna e Kamenicës ka vendosur që dita e hënë të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, ky vendim vjen për nder të festës së 28 Nëntorit.

Sipas njoftimit, për respektimin e këtij vendimi, obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Komunës së Kamenicës.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, dje ka bërë të ditur se e hëna do të jetë ditë pune.

Kryeministri ka njoftuar se do të solidarizohen me stafin shëndetësor dhe stafin mbështetës shëndetësor.

“Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, ka shkruar Hoti.