FOTO: Aksidentohet një kamion në Fushë-Kosovë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë.

Në bazë të fotografive të dërguara nga një qytetar në KALLXO.com, shihet një kamion i cili ka pësuar dëme materiale.

Nuk dihet me kënd është përplasur kamioni.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë në lidhje me rastin dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Aksident ne Fushe Kosove- Fotografi: KALLXO.com
Aksident ne Fushe Kosove- Fotografi: KALLXO.com