Ministria e Punëve të Brendshme. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fillon pajisja e qytetarëve me letërnjoftime

Ka filluar pajisja dhe prodhimi i letërnjoftimeve për qytetarët e Kosovës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se tashmë ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, njofton MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu me 4 dhjetor kishte thënë se nga ajo ditë do të fillojë pajisja me letërnjoftime për qytetarët, me të cilët nuk kanë mundur të pajisen nga muaji gusht si pasojë e mungesës së materialit.

Që nga muaji gusht, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të pajisen me letërnjoftime pasi Ministria e Punëve të Brendshme kishte mbetur pa materialin e nevojshëm.