Fillon pagesa e subvencioneve, mbi 5 milionë euro për bujqit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.

Sipas njoftimit, vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966 euro.

Ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3,901.

“Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022, pas kësaj date”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse deri më 2 shtator 2022, në ora 16:00.