Zjarr në një objekt banesor në rrugën B në Prishtinë - FOTO

Një pjesë e një ndërtese banimi është përfshirë nga zjarri mesditën e së enjtes në rrugën B, në kryeqytet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë filluar përpjekjet për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Deri më tani ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga incidenti, ndërsa KALLXO.com është në pritje të informatave zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës.