Goditen me veturë katër persona në 'Rrugën B'

Katër persona, një burrë dhe tri gra janë goditur nga një veturë gjatë mbrëmjes së djeshme në ‘Rrugën B’ në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10.

Si pasoj e goditjes, Policia ka njoftuar se viktimat kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë marr tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas janë liruar.

Tutje është thënë se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.