FOTO - Bërlloku del jashtë kontejnerëve në rrugën B

Në rrugën B në Prishtinë, bërllokun nuk po e zënë kontejnerët që janë vendosur skaj rrugës.

KALLXO.com ka siguruar disa pamje nga ajo pjesë e kryeqytetit.

Pamjet tregojnë se mbeturinat janë hedhur edhe jashtë katër kontenjerëve të cilët janë të stërmbushur.

Pjesë të Prishtinës në vazhdimësi përballen me bërllok i cili gjendet në hapësira publike.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.