Foto: Ilustrim

Ferizaj, vetura godet këmbësorin 16-vjeçar

Një veturë ka goditur një këmbësor sot, më 12.03.2024, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për KALLXO.com se viktima është një djalë 16-vjeçar.

Ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

Veseli tha se ekipet e Policisë së komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.