Foto: Ilustrim

Ferizaj, shtëpia përfshihet nga flaka, një fëmijë 3-vjeç pëson lëndime

Një fëmijë 3-vjeç ka pësuar lëndime nga tymi dhe flaka pasi shtëpia e familjes ishte përfshirë nga flakët.

Rasti i rëndë ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 17:00.

Fëmija i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë  për tretman mjekësor.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim trupor/incident zjarri, është duke u hetuar.