Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Ferizaj, në zonën 50 km/h u ndalua duke vozitur me shpejtësi 193 km/h

Policia e ka gjobitur shoferin 30-vjeçar, V.R., i cili është ndaluar duke vozitur me shpejtësi 193 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën transitore Talinovc i Muhaxherëve – Bibaj të Ferizajt.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit” – thuhet në komunikatën e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u bën thirrje shoferëve që të respektojnë shenjat e komunikacionit pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Gjithashtu, Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me të, duke i raportuar të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.