Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Ferizaj, grabitje e armatosur në një market

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtore e një marketi në Ferizaj ka raportuar se një person i maskuar dhe me një armë në dorë i ka grabitur të gjitha paratë e arkës, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Ferizaj.